Shkolla fillore në fshatin Forinë ka filluar të funksionoj në vitin 2006, shkollë kjo e cila ka funksionuar shumë vite më parë por për një kohë të gjatë nuk ka funksionuar. Nxënësit deri në atë kohë kanë qenë të obliguar të ndjekin mësimin në shkollën fillore “Përparimi” në fsh. Çegran.
Deri në vitin 2014 shkolla fillore në fshatin Forinë funksiononte në kuadër të shkollës fillore “Përparimi” fsh. Çegran. Shkolla më 24 shtator 2014 u pavarësua dhe mori emrin Shkolla Fillore “FORINA”.
Shkolla në vitin 2014 ka numruar 321 nxënës ndërsa tani 260 me 19 paralele. Objekti i shkollës është i ri, kryesisht i plotëson kushtet për realizimin normal të procesit edukativo-arsimor, me 12 klasa, bibliotekë, salla për edukatë fizike, gjithashtu dy kabinete me kushte optimale për realizimin e procesit edukativo-arsimor, për të cilët kanë kontribuar dhe financuar mërgimtarët e fshatit dhe poashtu disa intervenime brenda objektit nga Kuvendi Komunal. Komuna gjithashtu ka premtuar një investim për ndërtim të sallës sportive me kushte moderne, mirpo siç tha drejtoresha akoma ska filluar. Kryesisht për kushtet e shkollës kontribut kanë dhënë vetë kolektivi i shkollës dhe mërgimtarët e fshatit, me të cilët shkolla akoma vazhdon bashkëpunimin.
Një ndër synimet e çdo shkolle është të paraqitet e suksesëshme në nivel lokal por edhe më gjërë dhe një ndër alternativat janë edhe garat shkollore. Nxënësit e kësaj shkolle kanë marë pjesë në disa gara që janë organizuar në vend por edhe jashtë vendit. Këtu do të permend disa nga nxënësit të cilët kanë qenë fitues të garave gjatë këtij viti(2017). Në garat e matematikës, nxënësja e klasës së nëntë Besa Ismaili ka mar vendin e dytë, ku e njejta ka shkuar në finalen e garave mbarkombëtare që janë mbajtur jashtë vendit, ndërsa Hadis Jashari vendi i tretë. Poashtu në garat regjionale në lëmin e Fizikës që janë mbajtur në vend, kanë marrë pjesë nxënës të kësaj shkolle, ku njëra nga nxënëset ka marë vendin e parë në lëmin e fizikës dhe nxënësit tjerë pjesmarës kanë qenë në rang të mire.
Në kuadër të kësaj shkolle funksionon edhe Grupi i Gazetarëve të Rinjë” e përbërë nga nxënësit e kësaj shkolle dhe arsimtarë (mentor), të cilët përgatisin intervista të ndryshme dhe shkrime të ndryshme të cilat pastaj i botojnë.
Një ndër shqetësimet më të mëdha që përballet sot shkolla është migrimi ,që bën uljen e vazhdueshme të numrit të nxënësve në shkolla dhe fatkeqësisht kjo bën në uljen e performancës së shkollës dhe arsimit në përgjithësi.
Shkolla pa dyshim është institucioni më i rëndësishëm ku fiton sistem të diturive, të shprehive e të shkathtësive, zhvillimin e personalitetit, aftësive psiko-fizike dhe zhvillimin shoqëror e kulturor. Detyrë e shkollës si institucion dhe organ shoqëror, përveç tjerash, është që të krijojë një rreth, një mjedis më pak kompleks. Faktorë qënësor i zhvillimit kulturor e civilizues, i vetëdijsimit të njeriut.
© 2023 SHFK Forina. All Rights Reserved. Made with ♥ from Lucky Media